Burim Elezi është pritur me mbështetje të madhe nga familjarët dhe bashkëvendasit e tij në takimin e mbajtur mbrëmë.
Elezi u shpreh mirënjohës për përkrahjen dhe theksoi se do të jetë zëri i Livoqit në Kuvendin e Gjilanit, duke premtuar angazhim për përmirësimin e jetës në komunitet.
Statusi i plotë:
Të dashur familjarë e bashkëvendas,
Prania dhe mbështetja juaj e madhe në tubimin tim mbrëmë, më bën të sigurt për ta kapitalizuar rrugëtimin tim politik, për t’u zgjedhur anëtar i Kuvendit të Gjilanit, me Arbërin kryetar të ardhshëm të Gjilanit.
Faleminderit për prezencën në veçanti, liderit tonë Lutës dhe kryetares së Forumit të Gruas, Tinës.
Ky rrugëtim nisi para 35 viteve dhe për simbolikë e kam zgjedhur me mirëkuptim numrin 35.
Si i vogël, ju bana krahë në aktivitete babës Rexhë në fillim të viteve 90-ta, atëherë kur ishte shumë vështirë.
Përmes babës, qysh si dhjetë vjeçar e njoha edhe liderin tonë, Lutën, dhe gjej rastin që me këtë rast ta falënderoj prej zemrës që mua, Arbërit dhe kolegëve tanë, na e mësoi rrugën më të mirë politike.
Na mësoi me e respektu e me e dashtë njëri-tjetrin edhe kur mundemi me pasë mospajtime. Mbi të gjitha, na mësoi me e dashtë e me punu për Gjilanin tonë pa hile.
Të dashur familjarë e bashkëvendas t’mi t’zemrës,
Mbrëmë më keni dhënë forcë të madhe e dashni që nuk do ta harroj kurrë.
Ju më njihni më së miri dhe nuk dua të flasë për vetën.
Por, një zotim e kam: unë kam me qenë zani juaj kumbues në Kuvendin e Gjilanit, për me e ndreq Livoçin. Kemi me e ndreq fillimisht shkollën tonë, shtratin e lumit, për të vazhdu edhe me një park të bukur.
Për fund, mos harroni që ta votonin me dorën e djathtë fillimisht Arbërin për kryetar dhe mua me numrin 35.
Ju falënderoj shumë!
P.S. Për fund, dua të them se pa mbështetjen e pakursyer të nanës, bashkëshortes Teutës, axhallarëve e familjes më të gjerë, pa dallim, nuk do të isha ky që jam. U jam mirënjohës përjetë!