Një rast i rrëmbimit është raportuar në policinë e Gjilanit, ku një person është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.
Sipas policisë, i dyshuari bashkë me dy persona të tjerë dyshohet se e kanë marrë një person dhe e kanë dërguar në një vilë, prej nga viktima ka arritur të largohet.
“Më 10.10.2025 është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.