Alban Hyseni dhe Luan kanë takuar sot Ernest Kërçelin, drejtorin e Ndërmarrjes Hidroekonomike ‘Ibër-Lepenc’, i cili menaxhon Digën e Ujmanit dhe gjithë infrastrukturën hidroteknike dhe energjetike.
Me eksperiencën e tij të pasur, Kërçeli është një shembull i përkushtimit profesional dhe shërbimit për komunitetin.
Statusi i plotë:
Sot, bashkë me Luanin, patëm kënaqësinë të takojmë Ernest Kërçelin, një personalitet i respektuar i qytetit tonë.
Si drejtor në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, Ernesti është përgjegjës për menaxhimin e Digës së Ujmanit, si dhe të gjithë infrastrukturës hidroteknike dhe energjetike të ndërmarrjes.
Me ekspertizën dhe përvojën e tij shumëvjeçare, Ernesti paraqet një shembull të shkëlqyer të përkushtimit profesional dhe shërbimit për interesin publik.