Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar familjet e heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Gjatë vizitës, ai ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë për sakrificën e tyre, duke theksuar se vepra e heronjve do të mbetet udhërrëfyes për brezat që ndërtojnë një Kosovë dhe një Gjilan më të mirë.
Statusi i plotë:
Sot pata nderin e veçantë të vizitoj familjet e shquara të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dy heronjëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe qëndresën tonë kombëtare.
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ishin njerëz të jashtëzakonshëm, aktivistë të palodhur dhe simbol i sakrificës për të ardhmen e vendit tonë.
Ata u angazhuan për lirinë, për vetëdijen kombëtare dhe nuk u dorëzuan kurrë para dhunës dhe shtypjes.
Në emrin tim personal, dua t’i falënderoj nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedat e sinqerta familjet heroike Malaj dhe Berisha.
Njohja e historisë së tyre dhe e vlerave që na lanë pas, na bën më të fortë dhe më të bashkuar në rrugën për një Kosovë dhe një Gjilan më të mirë e më prosperues.
Unë premtoj se, do të punoj me përkushtim dhe drejtësi, duke e dërguar përpara Gjilanin tonë të bukur, duke ruajtur vlerat dhe duke i dhënë hapësirë rinisë, kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Sakrifica e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për punën tonë të përbashkët për një të ardhme shumë më të ndritur.
🙏🏼Falënderime dhe nderime të mëdha familjeve për mikpritjen dhe për shembullin e tyre të jashtëzakonshëm.
Bashkë do ta bëjmë Gjilanin e ri qytet të shpresës e të besës për të gjithë ne!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej