Presidenti i klubit të Dritës, Valon Murseli i është gëzuar fitores së Prishtinës në Ligën e Evropës pavarësisht rivalitetit në futbollin kosovar.
“Eshte lajm shume i mire per futbollin e Kosoves fitorja e KF Prishtines. Shfrytezoj rastin te uroj per kete triumf drejtuesit e klubit dhe gjithe qytetaret e Prishtines. Secila fitore e ekipeve kosovare ne arenen nderkombetare ndihmon ne ngritjen e nivelit te futbollit tone! Suksese!”, ka shkruar Murseli, transmeton Gazetasheshi.com.
Kujtojmë se ishin drejtuesit e Prishtinës që gjithashtu uruan Dritën për kalimin në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.