Sot, në ditën kur po mbahen zgjedhjet komunale parashikohet të ketë rritje të temperaturave.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se maksimalja e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius, raporton teve1.info
“Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 16°C deri në 19°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare”, thuhet në një njoftim.