Procesi i votimit deri në këtë fazë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt dhe deri tani nuk janë raportuar parregullsi që do të mund të cenonin integritetin dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.
KQZ mbetet në kontakt të vazhdueshëm me trupat zgjedhor në teren dhe institucionet përgjegjëse për tu siguruar se çdo aspekt i procesit të vazhdojë sipas ligjit dhe rregullave zgjedhore.
Deri në orën 11:00 për zgjedhjet lokale në Kosovë kanë votuar 7.84 për qind apo 158 mijë e 619 votues.