E dashur Kamenicë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me familjen e tij, ka ushtruar sot të drejtën e votës.
Në një mesazh plot emocion dhe përgjegjësi qytetare, Rahimaj ka ftuar të gjithë qytetarët e Kamenicës që të marrin pjesë në votim dhe ta përdorin votën e tyre për të ardhmen e komunës.
“Bashkë me familjen time votuam për të ardhmen e Kamenicës. Ju ftoj me zemër që secili ta ushtrojë këtë të drejtë me përgjegjësi e me dashuri për vendin tonë. Dilni, sepse e ardhmja e Kamenicës shkruhet sot, me votën tuaj,” – ka thënë Rahimaj.
Votoni me përgjegjësi, votoni për të ardhmen e Kamenicës.