Deri në orën 13:00, sa qytetarë votuan në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e komuna të tjera?
Deri në orën 13:00, kanë votuar më shumë se 16% të qytetarëve.
Por sa kanë votuar në kryeqendrat e Kosovës?
Në Prishtinë deri më tash kanë votuar mbi 41 mijë qytetarë, apo 18.58%.
Në Mitrovicë kanë votuar rreth 17% apo afro 15 mijë qytetarë.
Në Gjilan kanë votuar mbi 17 mijë e 500 qytetarë apo 16.39%.
Në Gjakovë kanë votuar mbi 17 mijë vota apo 14.12%.
Në Prizren mbi 22 mijë votues apo 11.87%.
Në Ferizaj kanë votuar gati 20 mijë qytetarë, apo 15.99%. /Nacionale/