Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nëpërmjet një video në facebook ka bërë thirrje për dalje për votim në orët e fundit të mundësisë për përcaktimin e kryetarëve të komunave.
“Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, ka thënë ai.