Një zyrtar i sigurisë izraelite ka konfirmuar se pengjet e para do të lirohen brenda pak kohe.
“IDF po përgatitet për transferimin dhe kthimin e pengjeve si pjesë e zbatimit të marrëveshjes, në orët e ardhshme të mëngjesit, duke filluar nga ora 08:00 në Rripin verior të Gazës”, thotë zyrtari, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Oraret mund të ndryshojnë dhe përditësimet do të ofrohen sapo të bëhen të disponueshme informacionet”.
Forcat ajrore izraelite gjithashtu postuan në X se kanë dy helikopterë gati për të sjellë pengjet në shtëpi.