Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar në Viti, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Në raportin 24-orësh thuhet se si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike.
“Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.