Gjyqtarja kosovare đ đ„đšđ«đđ§đđąđ§đ đđđ„đ„đđđ ka arritur suksesin mĂ« tĂ« madh nĂ« karrierĂ«n e saj, pasi Ă«shtĂ« pĂ«rzgjedhur nĂ« mesin e tetĂ« gjyqtareve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« UEFA-s qĂ« do tĂ« ndajnĂ« drejtĂ«sinĂ« nĂ« Kampionatin BotĂ«ror tĂ« vajzave nĂ« futsall, i cili do tĂ« mbahet nĂ« Filipine.
Ajo njëherësh shënon suksesin më të madh deri më tash të gjyqtarëve kosovar, pasi iu besua ndarja e drejtësisë në kompeticionin më të madh botëror në futsall.
Përzgjedhja e saj është rezultat i profesionalizmit, përvojës dhe përkushtimit që ajo ka treguar ndër vite në ndeshjet e kampionatit vendor, por edhe në ato ndërkombëtare.
Florentina Kallaba njihet për autoritetin në fushën e lojës, për korrektësi në drejtësi dhe qetësi, vlera këto që e kanë bërë një prej gjyqtareve më të respektuara në Evropë.
Me përkushtimin e saj ndaj këtij profesioni ajo është një frymëzim për vajzat dhe gratë në sport, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe pasion, çdo synim mund të arrihet.
Përzgjedhja e Kallabës për Kampionatin Botëror është dëshmi e punës dhe dedikimit të FFK-së si institucion që kontribuon në rritjen e cilësisë së ndarjes së drejtësisë në vendin tonë.