Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, është parë sot në qytetin e Mitrovicës, ku ka marrë pjesë në faljen e namazit të Xhumasë në Xhaminë e Madhe.
Pas faljes, Hyseni është fotografuar pranë kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, me të cilin është parë duke biseduar në mënyrë të afërt dhe miqësore para xhamisë.
Prania e Hysenit në Mitrovicë është parë si një shenjë përkrahjeje ndaj strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, në kohën kur partia po punon për forcimin e bazës së saj në nivel lokal.
Kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët e kanë përshëndetur komunikimin dhe bashkëpunimin mes dy figurave të njohura të Vetëvendosjes në rajonin e Anamoravës dhe Mitrovicës.
📸 Foto Jepi Zë: Para Xhamisë së Madhe, Mitrovicë