Në mbledhjen e Komitetit për Kulturë, Rini, dhe Sport, fokus më te madh i dash pikës së katërt”Strategjia
Dhe plani i veprimit pēr femijë (2018-2021)
Rreziku më i madh për shoqërinë tonë, dhe ajo që e minon të ardhmen e këtij vendi, është përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët dhe qasja e lehtë e tyre në faqe me përmbajtje të rrezikshme për moshat e reja. Një pjesë të konsiderueshme të fajit për këtë e bartin prindërit. Jemi dëshmitar që shumë prind, në fakt një përqindje shqetësuese e tyre, dhuratë për fëmijët bëjnë telefona të mençur me mundësi qasje në internet. Lëre që e bëjnë këtë, por e keqja më e madhe është se asnjëherë nuk ushtrojnë kontroll mbi ta përkitazi me mënyrën se si dhe për çfarë e përdorin fëmijët këtë paisje, duke mos i përjashtuar edhe kompjuterët.
Nuk kam parë ndonjë strategji kombëtare përmes së cilës parandalohet qasja e fëmijëve nënë 18 vjeç në këto faqe me përmbajtje të rrezikshme për ta. Ne duhet ta mendojmë një formulë që na mundëson ta shpetojmë rininë tonë nga veset e këqija dhe nga devijimi i tyre. Organizimi i kampanjave vetëdijësuese, për femijë e prindër, edukatorë e mësues, do të ishte masë preventive.
Mjetet e informimit, qoftë ato të shkruara apo elektornike, po servirin paturpësisht materiale të cilat e shkatërrojnë femijen. Kemi parë emisione në pikë të ditës, e të cilat bota ose nuk i transmeton fare, ose i transmeton gjatë natës. Tek neve ato jepen në mëngjes, në mesditë, në mbrëmje, çdo kohë, pa kontroll dhe pa cenzurë. Kjo duhet të ndryshoj, jemi të vonuar porse duhet të ndërmarrim hapa konkret të shpëtojmë atë çfarë ka mbetur për tu shpëtuar.
Sinqerisht Arta Haziri Nuhiu