Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një diskutim virtual, është pyetur nëse ka afër një ditë që do të linte detyrat e tij politike pavarësisht gjithë përkushtimit.
Ai u shpreh se kjo është një histori ku në momente të caktuara ndihet i rrëzuar, megjithatë deklaroi se të dish të thuash ”Jo” në situata të tilla ka rëndësi, transmeton klankosova.tv.
”Kjo është një histori ngjitje, zbritjesh, rrëshqitjesh. Në momente të caktuara ndihesh i rrëzuar, ka shumë presion, stres, ka momente dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë që t’ia shpjegosh edhe dikujt që kur arrin në maje, je vetëm. Dhe pavarësisht se sigurisht që nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, sepse i ke disa njerëz, ke dikë që e ke shumë afër, ose ke disa njerëz, por në fund kur duhet të marrësh një vendim, je vetëm – sepse ti do ta përballësh në fund, ose ti do të përballesh me pasojat e të papriturave që të sjell vendi”.
”Për ty mund të jetë një vendim shumë i vogël në dukje, por për dikënd që ka një problem personal është një moment shumë i rëndësishëm i jetës së vet, dhe ti duhet të dish të thuash jo. Dhe po kur thua jo, sigurisht që do marrësh përsipër energjinë negative të dikujt që s’ta kupton atë jo-në etj etj. Dhe patjetër në momente të caktuara mund të vijë të plasësh, dhe në momente të caktuara mund t’më ketë ardhur të them: lëre këtë punë, është sipërfaqësore, nuk vjen dhe shumë thellë, por është një akumulim, por nuk është insistuese. Sepse në momentin kur e kupton se është insistuese, atëherë ti duhet të kuptosh se ka mbaruar zjarri”.