Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale ka theksuar rëndësinë e muajit nëntor për komunitetin dhe partinë e tij.
Haziri ka shkruar: “Nëntori i shqiptarëve, Nëntori i besës dhe shpresës, Nëntori i Arbërit dhe i LDK-së. Nëntori i Gjilanit.”
Me këtë mesazh, ai thekson lidhjen e fortë të qytetarëve me historinë dhe vlerat e LDK-së, duke e bërë nëntorin një muaj simbolik për partitë dhe figurat e saj kryesore në Gjilan./Radio Star/