Gentrit Murseli ka siguruar mandatin e tij të tretë si asamblist në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke fituar sërish besimin e qytetarëve.
Në një mesazh falënderues pas rezultateve, Murseli ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e bashkëqytetarëve, familjarëve dhe miqve, duke theksuar se ky besim e obligon të punojë edhe më me përkushtim në mandatin e ardhshëm.
Mbi 600 herë faleminderit, GJILAN!
Të dashur qytetarë, familjarë, miq e dashamirë, ju falënderoj nga thellësia e zemrës për vlerësimin e punës dhe besimin e palëkundur. Ju jam përgjithmonë mirënjohës për fjalët e mira dhe përkrahjen tuaj që më obligon të vazhdoj me edhe më shumë përkushtim e vendosmëri në mandatin tim të tretë!
Shërbimi për qytetin është nderi i jetës sime. Kjo është vetëm një betejë, lufta vazhdon deri në ditën e fitores!”, ka shkruar Murseli.
Murseli është një nga figurat aktive të jetës politike lokale në Gjilan, i njohur për angazhimin e tij në çështjet komunale dhe afërsinë me qytetarët.