Në fund të këtij muaji, Cyrihu do të shndërrohet në qendrën e humorit shqiptar, me edicionin e katërt të festivalit “Zurich Shqip Up Comedy”. Për dy net radhazi, më 31 tetor dhe 1 nëntor, publiku do të shijojë spektakle plot të qeshura, energji dhe muzikë të paharrueshme.
Në natën e parë, skena do të ndizet nga performancat e Luan Comedy, Ernest Zymberi, Besart Sllamniku, Edona Reshitaj dhe Med Sadrija. Pas humorit, mbrëmja vazhdon me after party ku grupi legjendar TNT do të sjellë ritmet e tyre të njohura për një fund nate plot atmosferë.
Të nesërmen, më 1 nëntor, humoristët T-Romino, Shpend Ahmeti, Valina Muçolli dhe Lulzim Bucolli do të marrin skenën për të ofruar një përzierje të re sarkazme, satire dhe situatash gazmore që do ta mbajnë publikun në të qeshura deri në fund.
Biletat janë në shitje – mos e lini për në momentin e fundit! www.eventfrog.ch