Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot nga afër punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit. Ai ka ndarë një moment nga terreni me mbishkrimin: “Përshëndetje nga Stadiumi i Qytetit!”
Punimet po ecin me një dinamikë të shtuar, ndërsa pritet që shumë shpejt dy klubet e qytetit t’i japin fund pritjes shumëvjeçare dhe të rikthehen në shtëpinë e tyre, aty ku do të zhvillojnë ndeshjet dhe do të mirëpresin tifozët gjilanas.