Shqipëria së fundmi është goditur nga dy tërmete, njëra 3.9 shkallë të Rihterit derisa tjetra 4.0.
Kjo ka rritur shqetësimin se tërmete mund të ketë edhe në Kosovë.
Për këtë temë në emisionin e mëngjesit ka folur sizmologu Shemsi Mustafa.
Mustafa në Klan Kosova ka shpjeguar se cilat zona në Kosovë janë më të rrezikuara.
“Një ndër zonat më të rrezikuara ku preket edhe Kosova janë: Pejë, Shkodër, Lezhë, Ulqin. Edhe e kemi faktikisht shkëputjen tektonike. Kjo zonë faktikisht ka gjeneruar tërmete edhe në të kaluarën mund të gjenerojë tërmete. Pastaj është zona Pejë-Deçan, zona e Prizrenit që në të kaluarën ka gjeneruar tërmete deri në 6.0 shkallë të Rihterit, pastaj zona Ferizaj Gjilan viti, që po ashtu në të kaluarën ka gjeneruar tërmete prej 6.0 shkallë të Rihterit, në vitin 1921 dhe pjesa veriore që fillon nga Mitrovica e deri në kufi”, deklaroi Mustafa në Klan Kosova.
Ai po ashtu dha edhe sqarime të tjera lidhur me zonat tektonike në Kosovë e rajon.