Subjekti politik “Guxo” ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit, pas përfundimit të procesit zgjedhor për Asamblenë Komunale.
Bartësi i listës “Guxo” ka marrë gjithsej 930 vota, duke arritur kështu të jetë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit për mandatin katërvjeçar 2025–2029.
Bartës i listës dhe përfaqësues i saj në Kuvend do të jetë Naser Arifi, i cili pritet të përfaqësojë subjektin me përgjegjësi dhe përkushtim në çështjet që prekin qytetarët e Gjilanit.
Nga Partia “Guxo” është vlerësuar se ky rezultat përbën një arritje domethënëse, duke marrë parasysh konkurrencën e fortë dhe dinamikën politike në komunë.
Sipas përfaqësuesve të kësaj liste, struktura e mirëorganizuar e “Guxo”-s, si brenda ashtu edhe jashtë qytetit të Gjilanit, ka reflektuar pozitivisht edhe në mbështetjen e votuesve.
Kjo ulëse konsiderohet me peshë në proceset vendimmarrëse në Kuvendin Komunal, ndërsa partia “Guxo” ka paralajmëruar se do të vazhdojë të jetë zë i përgjegjshëm për transparencë, zhvillim lokal dhe përfaqësim të denjë të qytetarëve të Gjilanit./Radio Star/