Komuna e Gjilanit, vlerësohet lartë për performancë
Raporti i performancës komunale për Komunën e Gjilanit, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pasqyron rezultatet e arritura të punës në disa fusha, si në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe mënyrën e qeverisjes duke u renditur e para në disa fusha dhe indikatorë.
Raporti nga Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Performancës Komunale, përfshinë dokumentet referuese të të dhënave të raportuara.
Në bazë të vlerësimit Komuna e Gjilanit, ka treguar performancë të kënaqshme në disa nga fushat kryesore.
Duke nisur nga infrastruktura rrugore ku jemi renditur të parët me 100 pikë.
Po ashtu edhe në fushën e hapësirave publike ku kemi marrë vlerësimin me 100 pikë. Me 100 pikë jemi vlerësuar edhe për të arriturat në fushën e kulturës, rinisë e sportit.
Komuna jonë vlerësohet lartë edhe në fushat e shërbimeve publike, shërbimeve administrative, në transparencën komunale, në fushën e Barazisë në Punësim, Shërbimeve Sociale dhe
Familjare dhe indikatorë e fusha tjera.