Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, me shpejtësi prej 13-32 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. /MeteoKosova/