Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto “selfie” nga objekti i ri i Qendrës për Qëndrim Ditor për të Moshuar.
Përmes kësaj fotografie, Hyseni ka shprehur përkushtimin ndaj projekteve që janë në përfundim e sipër, duke theksuar se puna në këtë objekt, si dhe në disa projekte të tjera në qytet, po shkon drejt finalizimit.
Në mbishkrimin e fotos, ai ka shkruar:
“Përshëndetje nga objekti i ri për Qëndrim ditor për të moshuar!