Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati para fillimi të seancës për votimin e qeverisë, ka thënë se nëse nuk votohet sot Qeveria Kurti III vendi do të shkojë në zgjedhje, ku sipas tij rrezikohen shumë procese.
Ai ka përmendur buxhetin e shtetit, Planin e Rritjes nga BE.
“Në seancën e sotme janë dy mundësi, ose do të kemi Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë edhe njëherë në zgjedhje duke rrezikuar shumë procese si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së, funksionimi i institucioneve të pavarura etj. Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht që është opsioni i parë. Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrueshmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin?Uroj që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik tek secili deputet për të zgjedhur interesin shtetëror para së gjithash”, ka shkruar Murtati në Facebook.










