Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Dritës do të jetë nikoqire e Ferizajt, në një përballje që vjen vetëm pak ditë pas ndeshjes së së enjtes në Conference League.
Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani ndodhet në një seri pozitive fitoreje dhe do të synojë ta vazhdojë këtë ecuri edhe sot, megjithëse përballë do të ketë një kundërshtar të fortë si Ferizajin.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.









