I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vonesa në formimin qeverisë ka dëmtuar vendin në shumë procese.
Ai ka thënë se përpjekjet e tij për të arritur një bashkëpunim me partitë tjera u refuzuan, pavarësisht se votat e qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit treguan se duhet një qeveri e koalicionit.
Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit, tha ai.
Kurti gjatë paraqitjes së ekspozesë së tij në seancën ku në rend dite është votimi i qeverisë, ka thënë se mosvotimi i qeverisë sot do të krijojë probleme, duke përmendur pamundësinë e votimit të buxhetit, ku ka kërkuar nga deputetët të votojnë qeverinë.
“Ftoj të gjithë deputetët që sot të votojnë qeverinë e re për interes të vendit”, tha Kurti./teve1.info/









