Gjilani po zhvillohet çdo ditë e më shumë, falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të bizneseve tona lokale. Sot, pata kënaqësinë të vizitoj bizneset Tali dhe Zuka, të cilat me profesionalizëm, vizion dhe standarde të larta po i japin hov zhvillimit ekonomik të qytetit tonë.
Këto biznese janë shembull i frymës së ndërmarrësisë dhe bashkëpunimit që po e forcon ekonominë lokale, krijon vende pune dhe përmirëson cilësinë e jetesës për qytetarët tanë.
Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të jetë përkrahje e fuqishme për të gjitha bizneset që po kontribuojnë në zhvillimin dhe modernizimin e qytetit.

 
			









 
                                
                              
		 
		 
		