Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.
Të dyja skuadrat patën rastet e tyre gjatë takimit, por mungesa e saktësisë para portës bëri që rezultati të mbetet 0-0.
Me këtë barazim, Gjilani arrin në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në pozitën e nëntë të tabelës.









