Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Llapit, por kësaj here tri pikët kanë një domethënie të veçantë.
Fitorja iu është dedikuar presidentit të klubit, Valon Murseli, dhe drejtorit sportiv, Valon Zymberi, të cilët sot festojnë ditëlindjen.
Nga klubi gjilanas kanë bërë të ditur se kjo është një “dhuratë” simbolike nga ekipi për dy drejtuesit e tyre.
Postimi i plotë:
Kjo fitore eshte dhurate nga ekipi per dy Valonat tanë qe sot festojnë ditëlindjen, presidentin e klubit z. Valon Murseli dhe drejtorin sportivë z. Valon Zymberi
⚪️🔵










