Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lumir Abdixhiku, u është përgjiur me ironi reagimeve për koalicionet në nivelin lokal.
Abdixhiku ka thënë se kundërshtimet e tyre s’u bëjnë përshtypje, teksa ka thënë se janë shumë të zënë meqë janë në nëntë gara në balotazh, shkruan Reporteri.net
U është drejtuar specifikisht eksponentëve të Vetëvendosjes e me ironi ka thënë se janë të bindur se e kanë për “të mirë tonë”
“Kur do ta kuptojnë? ‘Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni!’ I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti. Jemi të bindur se e kanë për “të mirën tonë”. Por të na mirëkuptojnë e falin për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre. Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë. Të dielen duam veç fitore; dhe na besoni, do të fitojmë”, ka shkruar Abdixhiku.
Gara e balotazhit mbahet më 9 nëntor.
