Dogana e Kosovës, ka realizuar një ndalim të suksesshëm të mallrave me markën tregtare “Apple”, të cilat dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Gjatë kontrollit të detajuar, janë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 ora të mençura (smartwatch) që bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.
Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit.









