Ndeshja e planifikuar mes Dritës dhe Prishtinës nuk do të zhvillohet sipas orarit fillestar.
Klubi gjilanas ka njoftuar se takimi është shtyrë për një afat të pacaktuar, për shkak të ftesave në përfaqësueset kombëtare të portierit Faton Maloku dhe mesfushorit Ibrahim Salifu.
Drita ka uruar suksese futbollistët e saj dhe pritet të publikojë së shpejti datën e re të ndeshjes.
Komunikata e plotë:
NJOFTIM
Ju njoftojmë se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar.
Arsyeja e shtyrjes është thirrja e dy futbollistëve tanë në përfaqësueset e tyre kombëtare:
Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës,
ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit.
Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve tanë në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes.
–
#ForcaDrita










