Sot është zhvilluar një ushtrim i emërtuar “ALAMO”, i koordinuar mes Policisë dhe KFOR-it, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte: koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt. Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante (speciale) të Policisë.
Në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30.
Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit.










