Për “Intelektualët” e martja do të jetë ditë festë, pasi debutojnë në arenën ndërkombëtare për herë të parë që nga themelimi si tifo grup, shkruan Gazetasheshi.com.
Pikërisht për këtë arsye tifozëria bardhekaltër synon të organizojë një paraqitje glamuroze përballë suedezëve të Malmos, ndërkohë që përmes një publikimi kanë bërë një kërkesë të veçantë për anëtarët e tyre:
“Te dielen me fillim nga ora 21:00 te gjithe Intelektualët ftohen ne mbledhjen e madhe para ndeshjes ne Champions League qe e zhvillojme ne Mitrovice kunder Malmos.
Ne mbledhje do te diskutohet per udhetimin tone, e shume gjera te rendesishme qe duhet te dihen nga gjithe Intelektualet per kete udhetim”.