Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ky projekt përfaqëson përkushtimin e institucioneve lokale për krijimin e kushteve më të mira dhe rritjen e kapaciteteve për edukimin e hershëm.
“Sot po përmbyllet edhe një investim tjetër në arsim. Brenda katër viteve, po e finalizojmë çerdhen e gjashtë, një hap i rëndësishëm për t’i mundësuar sa më shumë fëmijëve qasje në edukim cilësor”, ka shkruar Hyseni.











