Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se i ka sulmuar me mjet të mprehtë dy viktimat meshkuj kosovarë duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
“I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të avokatit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.










