Është dërguar 48 orë në mbajtje një baba në Gjilan, pasi policia raporton se e ka rrahur vajzën e tij.
Policia thotë se ai është arrestuar ndërsa vajza është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Nuk raportohet për arsyet pse ka ndodhur kjo dhunë në familje.