Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Slloveninë me rezultat 0:2, duke siguruar playoff-in për kualifkim në Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë.
Pas arritjes së këtij suksesi, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka tha se kjo është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët. Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar për të parë njëri-tjetrin në një kompeticion kaq të madh.
“Historia po shkruhet me krenari 💪 Shqipëria dhe Kosova, bashkë për herë të parë në PLAY-OFF-in e një Kampionati Botëror! 🇦🇱🇽🇰 Nje muaj i dyfishte gezimi per te gjithe shqiptaret.🙌Urime Kosovë! Urime miku im, Agim Ademi!”, ka shkruar Ademi.










