Klubi kampion i Kosovës, Drita, ka vlerësuar punën dhe sukseset e futbollistëve të saj duke ndarë një shumë marramendëse prej rreth 700 mijë eurosh në formë premiosh për edicionin e kaluar.
Pronarët e klubit, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, kanë vendosur të shpërblejnë bujarisht jo vetëm futbollistët, por edhe stafin teknik dhe anëtarët e tjerë të klubit, duke e bërë këtë një prej premio-ve më të mëdha në futbollin kosovar.
Drita është ende aktive në garat evropiane, ku këtë sezon po vazhdon rrugëtimin në Ligën e Konferencës. Skuadrën gjilanase më 27 nëntor e pret një sfidë kyçe kundër Shkëndijës, ndeshje që pritet të jetë vendimtare për hapat e ardhshëm të kampionit të Kosovës.









