Si shkak i reshjeve të shiut me intensitet të lartë në Komunën e Gjilanit, në disa zona kanë shkaktuar probleme në lêvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Bejtullah Osmani, ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm, si shkak i rritjes së nivelit të ujit në disa zona.
Ai kërkon nga qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë.
Derisa kërkon nga qytetarët që të evitojnë rrugët Malishevë-Gjilan dhe anasjelltas, nga Livoçi i Poshtëm dhe i Epërm për në qytet dhe anasjelltas dhe zona tjera ku ka rritje të nivelit të ujit rreth lumenjëve dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.q










