Në qytetin e Gjilanit është raportuar për një rast të rëndë, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë ecjes në rrugë.
Sipas policisë, viktima është rrëzuar papritur, ndërsa kalimtarët kanë njoftuar menjëherë njësitë relevante.
Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendngjarje, por pavarësisht intervenimit të shpejtë, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është liruar për familjarët, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet po vazhdojnë me procedurat e nevojshme ligjore lidhur me rastin.










