Nesër pritet të zhvillohet ndeshja e Conference League mes Dritës dhe Shkëndijës së Tetovës.
Kjo përballje vjen në prag të festave të nëntorit, duke i shtuar edhe më shumë emocion atmosferës festive që po mbretëron në vend. Një duel që premton spektakël, jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna.
Dy grupet e tifozëve tashmë janë bashkuar në përgatitjet e tyre, ku kanë paralajmëruar koreografi dhe mbështetje të fuqishme që do të shpalosen gjatë ndeshjes.
Takimi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 21:00.










