Derbi shqiptar në Conference League u ndoq nga afër nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, të cilët ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit për të përkrahur skuadrat.
Fitorja e Dritës ndaj Shkëndisë e afron skuadrën gjilanase edhe më shumë drejt kualifikimit, ndërsa përballja u vlerësua për lojën korrekte dhe garuese të të dy ekipeve.
Statusi i plotë:
Derbin shqiptar sonte e ndoqëm bashkë me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami.
Drita me këtë fitore është në rrugë të mirë drejt kualifikimeve në Ligën e Konferencës, ndërsa Shkëndijën e vlerësoj për lojën korrekte dhe garuese.
Urime djemve për paraqitjen fantastike! ⚪️🔵









