E-PFB Patundshmëri ka hapur zyrën e saj të re në Gjilan, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në zgjerimin e shërbimeve të saj. Hapja e këtij lokacioni vjen si vazhdimësi e një tradite shumëvjeçare familjare në fushën e patundshmërisë, e ndërtuar me përkushtim nga brezat, dhe si një mënyrë për të nderuar punën dhe trashëgiminë e të ndjerit Ekremi, themeluesit dhe shtyllës kryesore të biznesit.
Tre djemtë e tij tashmë e çojnë përpara këtë rrugëtim me pasion e profesionalizëm, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri për të gjithë klientët.
Të nderuar klientë, bashkëpunëtorë dhe miq,
Me shumë krenari ju njoftojmë se kompania jonë E-PFB Patundshmëri hap sot dyert në lokacionin e ri ne Gjilan ne rrugen qarkore perball Desing Abc .
Ky hap është më shumë se një zgjerim profesional – është një vazhdimësi e traditës familjare shumëvjeçare, të nisur nga gjyshi ynë dhe mbajtur me përkushtim nga babai ynë i ndjeri, Ekremi.
Edhe pse babai u nda nga jeta para 5 muajsh, puna dhe sakrifica e tij mbeten frymëzimi ynë. Ai na la jo vetëm një biznes, por një shembull të punës së ndershme, respektit dhe përkushtimit. Çdo hap që bëjmë, çdo klient që e presim me kujdes, është një mënyrë për ta nderuar emrin dhe punën e tij.
Babi, lokacioni i ri është një kapitull i ri, por rrënja e tij je ti. Puna jote të jetojë përmes nesh.
Ne tre djemtë e tij vazhdojmë rrugën e tij me dashuri dhe respekt, duke u përpjekur të ofrojmë shërbim profesional dhe të besueshëm për të gjithë klientët tanë.
Ju mirëpresim në zyrën tonë të re dhe ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj!
Me respekt,
E-PFB Patundshmëri










