Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Astoria Luxury & Spa Hotel ka vazhduar traditën e mbështetjes së familjeve të veteranëve të UÇK-së, duke dëshmuar edhe një herë se respekti dhe kujdesi për ta mbetet vlerë thelbësore e këtij institucioni.
Në kuadër të kësaj feste kombëtare, Astoria Luxury & Spa Hotel ka ndarë pako ushqimore për familjet e veteranëve, të cilat janë dorëzuar pranë OVL-UÇK-së në Gjilan. Përmes kësaj organizate, pako ushqimore kanë arritur tek familjet përfituese, duke sjellë mbështetje dhe solidaritet në një ditë që simbolizon krenarinë dhe sakrificën shqiptare.










