Disa njohës të teknologjike kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre lidhur me përdorimin e linkut për kontrollimin e dënimeve në komunikacion.
Sipas tyre, në protalin Kosovopolice, për kontrollimin e dënimeve në komunikacion, nuk ka siguri në Transport Layer (shtresën e protokolit ku bëhet bartja e të dhënave). Sipas tyre, të gjitha të dhënat barten si tekst dhe nuk enkriptohen.
Kujtim Krasniqi, IT programer, përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, thotë se me ekspozimin e këtyre të dhënave, mund të bëhesh viktimë e shumë keqpërdoruesve, shkruan Indeksonline.
Ai bën thirrje që të mos përdoret ky link pa u rregullar kjo gjë.
“Mos e përdorni pa u rregulluar kjo. Ne portalin Kosovopolice, per kontrollimin e denimeve ne komunikacion, nuk ka siguri ne Transport Layer (shtresen e protokolit ku behet bartja e te dhanave).
Te gjitha te dhanat barten si tekst dhe nuk enkriptohen. Me ekspozimin e ketyre te dhena (nr personal, ditelindja etj) mund te behesh viktime e shume keqperdoruesve. Mos e përdorni pa u rregulluar kjo”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, Krasniqi thotë se edhe dënimet që janë të paraqitur në këtë link nuk pasqyrojnë realitetin. Sipas tij, ato nuk përditësohen me më të rejat e fundit.
http://www.kosovopolice.com:85/login