Në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë Bedri Haziri, vëllai i Lutfi Hazirit, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në spitalin universitar të Cyrihut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haziri përmes një statusi tejet emocional, ku mes dhimbjes ka shkruar se “Ma këpute shpirtin vëlla!”, duke e përshkruar Bedriun si njeriun më të mirë mes tyre dhe një shpirt të bardhë që do të mbetet i paharruar.
Haziri njoftoi se detajet e varrimit dhe të pamjes do të bëhen publike në kohë.
Statusi i plotë:
Ma këpute shpirtin vëlla!
Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.
Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.
Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!
————————-
Për detajet e varrimit dhe të pamet, ju njoftojmë me kohë!










