Elbasan Shabani do të jetë kandidat për deputet në listën e Aleancës. Ai jeton në Gjilan dhe vjen nga Lëvizja Vatra. Ky bashkëpunim mes Aleancës dhe Vatrës ka si qëllim të vendosë në qendër të vëmendjes çështjet e shqiptarëve të Kosovës Lindore, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar dhe atë ndërkombëtar. Qëllimi kryesor është garantimi i të drejtave, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i komuniteteve shqiptare në rajon, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit.
Z. Shabani hyn në garën e 28 dhjetorit si një aktivist i njohur për kauzën e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe është ndër më të votuarit nga Lëvizja Vatra në dy legjislaturat e fundit.
Me profesion është ekonomist dhe ka shërbyer gjatë në ndërmarrjet publike të Gjilanit. Aktualisht, ai është pjesë e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Përveç kësaj, zotëron një përvojë të gjatë në fushën e marketingut dhe promocionit, duke u renditur ndër profesionistët më të spikatur në këtë sektor.
Jemi bashkë. Suksese, Elbasan Shabani!









